Ka filluar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës me kërkesën e 41 deputetëve për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme.
Kjo kërkesë ka ardhur nga deputetët e AAK-së pas qëndrimeve të qeverisë për heqjen e taksën ndaj produkteve të Serbisë, raporton Ekonomia Online.
Kujtojmë, se kryeministri Kurti ka propozuar mbrëm heqjen e pjesshme të taksës dhe varësisht nga rrethanat, edhe vendosjen e reciprocitetit.
Kjo ide ndërkaq është kundërshtuar fuqishëm nga SHBA-të, teksa me anë të një postimi në Tëitter nga i dërguari special i presidentit Trump, Richard Grenell, iu dha mesazh i qartë kryeministrit Kurti se është duke bërë një gabim trashanik në këtë çështje.