Aktuale

Mblidhet Kryesia e LDK-së

Lidhja Demokratike e Kosovës është mbledhur për të diskutuar në lidhje me vendimin e Kuvendit të Përgjithshëm të AKR-së, i cili autorizoi dje kreun e partisë Behgjet Pacolli, që të gjejë zgjidhje për formimin e institucioneve jashtë koalicionit LAA.

Zyrtarët e LDK-së kanë konfirmuar dje për KosovaPress, se në takimin e kryesisë së kësaj partie do të dilet me qëndrim rreth vendimit të partnerit të koalicionit parazgjedhor, atij të AKR-së.

Ndryshe, në takim pritet të diskutohet edhe për zgjedhjet lokale./kp