Aktuale

Mblidhet Kryesia e Kuvendit

Kryesia e Kuvendit sot pritet të mbajë mbledhje me kryetarët e grupeve parlamentare.
Siç bëhet e ditur në njoftimin për media, kjo mbledhje pritet të fillojë në ora 11:00.

Sipas njoftimit kjo mbledhje do të mbahet për shqyrtimin e kërkesës së kryeministrit Ramush Haradinaj për mbajtje të seancës së jashtëzakonshme.

Pikat e rendit të ditës:

1. Kërkesa e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj për mbajtje të seancës së jashtëzakonshme.

2. Shqyrtimi i kërkesave.

the authorBurbuqe Metolli