Aktuale

Mblidhet Komitetit Ekzekutiv i VMRO-së, Milloshovski: Sonte vendosim

Në orët e vona të mbrëmjes është mbledhur edhe Komiteti Ekzekutiv i VMRO-DPMNE-së pranw selisë qendrore në Shkup. Për momentin në selinë e kësaj partie kanë mbërritur Antonio Milloshoski, Koce Trajnovski, Daniela Rangelova dhe funksionarë tjerë të VMRO-DPMNE-së për takimin e caktuar të Komitetit Ekzekutiv të partisë së Nikolla Gruevskit.

Sipas Milloshovskit, ende nuk kanë arritur në një vendim mbi një koalicion të mundshëm por sonte, në këtë mbledhje do të vendoset definitivisht për hapat që do të ndërmerren.

“Sonte do të vendosim se çfarë dhe si do t’ia bëjmë, nuk mund të them asgjë derisa sa të fillojë takimi i Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së dhe pastaj do të diskutojmë të gjitha mundësitë dhe pastaj do të kemi një vendim definitiv”, theksoi Milloshovski para selisë së partisë.