Në Kuvendin e Kosovës sot do të mbahet mbledhja e pesë komisioneve parlamentare.
Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave do të mblidhen nga ora 10:00.
Nga ora 11:00 mbahet mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, ndërsa Komisioni për Legjislacion, Mandate dhe Imunitete dhe ai për Buxhet dhe Financa mblidhen nga ora 13:00.