Aktuale

Mblidhen katër komisione parlamentare

Në Kuvendin e Kosovës sot mbahet takimi i katër komisioneve parlamentare.

Gjatë ditës, Komisioni për Mbikëqyrje të Financave Publike do të shqyrtojë raportin e auditimit për pasqyrat vjetore financiare të Komunave për vitin 2015.

Komisioni për Buxhet Dhe Financa do të shqyrtojë tetë pika të rendit të ditës.

Ndërsa në mbledhjen e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim do të jenë pesë pika të rendit të ditës.

E Komisioni për të Drejtat Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione ndër të tjerash do të diskutojë lidhur me ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-023 për Persona të Zhdukur.

the authorE B