Aktuale

Mblidhen deputetët e koalicionit LAA

Në selinë e LDK-së tashmë ka filluar një takim i grupit të deputetëve të koalicionit LDK-AKR dhe Alternativa.

Në këtë takim mësohet se është edhe kryetari i AKR-së, njëherësh deputet i zgjedhur dhe kryetarja e Alternativës Mimoza Kusari-Lila.

Koalicioni LDK-AKR-Alternativa ka gjithsej 30 deputetë. 24 janë nga Lidhja Demokratike e Kosovës, 4 nga AKR-ja dhe 2 nga Alternativa.

Nga ky takim do të mësohet nëse deputetët e LAA do ta votojnë për kryetar Kuvendi Kadri Veselin, i cili edhe zyrtarisht është kandidat i PAN-it për këtë pozitë.