Astrit Dehari do të varroset nesër në varrezat e Zllatarit në Prishtinë.
Para varrimit do të mbahet një mbledhje komemorative dhe një marsh protestues.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet në orën 14:00 në varrezat e Zllatarit në Prishtinë.
Agjenda për varrimin e Deharit
11:00 – Mbledhje komemorative në Fakultetin Filologjik.
12:00 – Marsh protestues për drejtësi, organizuar nga organizatat studentore të UP-së.
Marshi fillon nga Biblioteka Kombëtare dhe vazhdon deri tek Teatri Kombëtar ku bëhen homazhet.
14:00 –Varrimi në varrezat në Zllatar, Prishtinë.