Aktuale

Mbledhja e Ramiz Kelmendit pritet të dështojë

Takimi i krerëve partiakë, i organizuar nga deputeti Ramiz Kelmendi për çështjen e demarkacionit me Malin e Zi, nuk pritet të përfundojë me ndonjë marrëveshje në mes të subjekteve në pushtet dhe atyre në opozitë.

Idesë së deputetit, dikur të AAK-së dhe të PDK-së, tani i pavarur, Ramiz Kelmendi, që të mbledhë në vilën e tij luksoze në Rugovë liderët partiakë për të biseduar për çështjen e demarkacionit pritet të dështojë. Edhe pse në konakun e tij kanë pranuar që të shkojnë lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, dhe ai i “Nismës”, Fatmir Limaj, bashkë me kreun e PDK-së, Kadri Veseli, dhe kryeministrin Isa Mustafa, kryetari i “Vetëvendosjes”, Visar Ymeri, mësohet të mos ketë pranuar që të marrë pjesë në këtë takim.

Analistët politikë në vend vlerësojnë se nga ky takim nuk pritet që të arrihet ndonjë marrëveshje në mes të partive politike rreth Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi, marrëveshje kjo e cila do të votohet të enjten në Kuvend. /Zeri