Aktuale

Mbledhja e Qeverisë mbahet ditëve të ardhshme

Mbledhja e Qeverisë e cila ka pasur që të mbahet sot në orën 10:00 për ta proceduar Demarkacionin pritet që të mbahet gjatë javës.

Ndonëse nuk kanë treguar saktë ditën se kur pritet të mbahet, burime të KosovaPress bëjnë të ditur se sot nuk ka mbledhje të Qeverisë, ndërsa ajo pritet të mbahet ditëve në vazhdim.

Ndryshe për sot ishte paraparë që Qeveria ta procedojë për në Kuvend Demarkacionin me Malin e Zi. /KosovaPress/