Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë me dije se mbledhja e radhës e dy Qeverive do të mbahet më 27 nëntor.
Kjo mbledhje e dy qeverive do të mbahet në Korçë dhe është mbledhja e katërt me radhë.
Ndryshe, sot gjatë ditës kryeministri Ramush Haradinaj vazhdon takimet me liderët tjerë të Shqipërisë. Ai është takuar me presidentin Ilir Meta, do të ketë një takim me kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi dhe me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha./KosovaPress/