I mbijetuari i aeroplanit të rrëzuar në Dubai po llogaritet si “njeriu më me fat në botë”, pasi tanimë ai ka fituar një lotari prej 1 milion dollarëve.
Mohammad Basheer Abdul Khada ishte njëri ndër pasagjerët e aeroplanit të Emirates, kur ai u përfshi nga zjarri, të mërkurën e kaluar, përcjell Telegrafi.
Gjyshi 62-vjeçar u largua pas rrëzimit të aeroplanit, me 300 njerëz të tjerë në bord, momente para se zjarri të përfshinte aeroplanin.
Khada, nga India, që punon në Dubai, e kishte blerë biletën e lotarisë në aeroport, gjatë rrugës së tij për në Kerala të Indisë.
Në rrugëtimin e tij kthyes, ai ishte në aeroplanin i cili pësoi aksident dhe u përfshi nga zjarri.
Ky shpërblim për të vjen edhe katër muaj para se ai të pensionohej.