ShowBiz

‘Mbi Re’ një ndër realizimet më të mira të këtij sezoni (Video)

Të realizosh një videoklip të bukur në ditët e sotme është padyshim sigurimi i një suksesi fantastik të një kënge. Përpos gjithë punës që bëhet për të krijuar dhe përsosur një këngë, videoklipi i jep vulën përfundimtare të gjithë atij projekti.

Është pikërisht kënga ‘Mbi Re’ që posedon një videoklip të tillë, që plotëson gjithë krijimtarinë muzikore. ‘Mbi Re’ këngë kjo e reperit Buta në bashkëpunim me Ledrin, të dy artistë të kompanisë ‘Nesër’ ka një realizim të tillë ‘filmik’ që të bën të kuptosh se sa shumë rëndësi i është kushtuar çdo detaji të këtij projekti, transmeton Indeksonline.

‘Mbi Re’ është duke u dëgjuar në çdo vend dhe ka një pëlqim të madh për arsye të një ritmi të veçantë, një krijimi të veçantë si dhe një perfeksionimi të kësaj kënge.

‘Mbi Re’ është duke arritur edhe shifra të larta të klikimeve për vetëm pak ditë. Ledri dhe Buta kanë edhe shumë projekte të reja, të cilat sigurisht fansat e tyre mezi po i presin./Indeksonline/