Aktuale

Mbi 40 të lënduar në Kuvendin e Maqedonisë

Policia ka marrë kontrollin e plotë në Kuvendin e Maqedonisë, ndërsa një numër prej njëmijë protestuesish të organizatës “Për Maqedoni të përbashkët”, po vazhdojnë të qëndrojnë para Kuvendit të Maqedonisë, të cilët kanë ngritur një tendë për të kaluar natën aty. Kurse para selisë së LSDM-së, janë mbledhur qindra përkrahës të kësaj partie.

Deri më tani në Qendrën Spitalore të Shkupit kanë kërkuar ndihmë mbi 43 persona, shumica e tyre deputetë dhe pjesëtarë të sigurimit të Kuvendit.

Nga dhuna e protestuesve mesë shumti ka pësuar deputeti shqiptar, Ziadin Sela, i cili është dukë u trajtuar Qendrën Spitalore të Shkupit dhe gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë.

Udhëheqësit politik shqiptarë u kanë bërë thirrje të gjithë qytetarëve për gjakftohtësi dhe vetëpërmbajtje.

Po ashtu ambasadat e shteteve perëndimore në Shkup e kanë përshëndetur zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit, Talat Xhaferi, raporton KosovaParess.

Situata ka dal jashtë kontrollit, pas zgjedhjes së kryetarit të Maqedonisë dhe protestuesit të udhëhequr nga lëvizja “Për Maqedoni të përbashkët” kanë pushtuar Kuvendin.