Gjithsej 4.706 vëzhgues të vendit dhe nga bota, bashkë me 354 përkthyes, do t’i ndjekin zgjedhjet e ardhshme parlamentare të cilat do të mbahen të dielën.
Në afatin ligjor, i cili skadoi në mesnatë, në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve akreditime kanë kërkuar 4.047 vëzhgues vendorë dhe 659 të huaj.
Sipas të dhënave të publikuara në ueb-faqen e KSHZ-së, prej vëzhguesve vendorë më të numërt janë nga OJQ MOST, e cila do t’i ndjekë zgjedhjet me 3.435 persona, ndërsa prej të huajve më së shumti ka nga Misioni për vëzhgimin e zgjedhjeve OSBE/ODIHR i cili ka akredituar 280 vëzhgues dhe 230 përkthyes./Gazeta Express