Më shumë se 300 kërkesa për verifikim të numrave të telefonit që kanë qenë target i përgjimeve kanë arritur deri tek Prokuroria Speciale e Maqedonisë, ka konfirmuar PSP.
Sipas PSP-së, 292 kërkesa janë përpunuar dhe janë veçmë lëndë e “Target”, derisa kërkesa e tjera përpunohen.
Hetimet për “Target” ishin hapur më 18 nëntor. Sipas PSP-së, dhjetë veta nga Drejtoria për siguri dhe kundërzbulim në periudhën prej 2008 deri 2015 në mënyrë të paligjshme kanë përgjuar 5.827 persona – politikanë, biznesmenë e gazetarë.