Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme edhe pse ka zgjidhur mbi 400 lëndë më shumë sesa ka pranuar gjatë vitit 2016, megjithatë numri i rasteve të mbetura në këtë gjykatë vazhdon të jetë i madh, theksohet në një njoftim të kësaj gjykate.
Kështu, aty thuhet se nga 23 mijë e 764 lëndë sa kanë qenë në punë deri në gjysmën e dhjetorit të viti 2016, prej të cilave 22 mijë e 27 lëndë të trashëguara nga vitet paraprake, kjo gjykatë ka arritur t’i zgjidh 2 mijë e 230 lëndë.
Sipas tyre, viti 2017 pritet të nisë me rreth 21 mijë e 600 lëndë të papërfunduara, që do të thotë secili gjyqtar do të ketë në sirtar mbi 1300 lëndë.
Në vazhdim gjeni të dhëna të detajuara mbi punën e Dhomës se Posaçme gjatë vitit 2016 dhe sfidat qe e presin:
Dhoma e posaçme e Gjykatës Supreme edhe gjatë vitit 2016 është përballur me ngarkesë të madhe me lëndë dhe me një mori problemesh që e kanë vështirësuar punën në këtë gjykatë.
Në vazhdim do të kësaj kumtese do të pasqyrohet ngarkesa e Gjykatës me lëndë. Në fillim të vitit 2016, kanë mbetur pa u krye nga vitet paraprake 22027 lëndë të gjitha natyrave.
Prej 3 janar 2016 e deri 16 dhjetor 2016, janë pranuar edhe 1737 lëndë të reja, që gjithsej në punë deri me datën e cekur janë 23764 lëndë.
Gjatë kësaj periudhe 01 janar 2016-16 dhjetor 2016 janë zgjidhur 2230 lëndë të të gjitha lëmive në të dy Shkallët në DHPGJS, në pesë Kolegjet e Specializuara dhe në Kolegjin e Apelit. Në Kolegjet e Specializuara janë kryer 1952 lëndë, ndërsa në Kolegjin e Apelit janë kryer 278 lëndë.
Me datën 16 dhjetor 2016 kanë mbetur të pakryera edhe 21534 lëndë në të dy Shkallët. Në shkallën e parë të pa kryera janë 20766 lëndë, ndërsa në shkallën e dytë janë 768 lëndë.
Duhet theksuar se mesatarja e ngarkesës me lëndë për një gjyqtar në Dhomën e posaçme me datë 18 nëntor 2016 është si vijon:
Shkalla e parë: 1383,93 lëndë.
Shkalla e dytë: 128 lëndë.
Sfidat dhe vështirësitë
Gjykata vazhdimisht ,madje që nga fillimi i punës së saj në qershor të vitit 2003, asnjëherë nuk ka pas numrin e gjyqtarëve që është e përcaktuar me ligj (20 gjyqtarë). Vetëm nga ky vit, kur u dekretuan edhe dy gjyqtare vendore nga Presidentja e Kosovës, DHPGJS-ja ka numrin e përcaktuar me ligj të gjyqtarëve, por jo numrin e nevojshëm të gjyqtarëve që i duhen gjykatës.
Gjithashtu me 22 dhjetor 2016 një gjyqtari ndërkombëtarë të Kolegjit të Apelit do ti përfundoj mandati i tij.
Gjykata që nga fillimi, e posaçërisht pas kompletimit të gjyqtarëve vendor ka ndjerë mungesën edhe të këshilltarëve ligjor, të përkthyesve dhe të sekretareve juridike, gjegjësisht zyrtarëve ligjor. Përkatësisht 13 gjyqtarët vendor aktualisht nuk kanë mbështetje profesionale nga këshilltarët e lartë ligjor, ngase vetëm dy aktualisht janë në shërbim dhe me këta dy këshilltarë ligjor assesi nuk mund të mbulohet puna e 13 gjyqtarëve vendor.
Do theksuar se katër pozitat e 4 këshilltarëve ligjor vendor që i kishte DHPGJS-ja të plotësuara po bëhen më tepër se një vit e gjysmë dhe ende këto pozitat nuk janë plotësuar. Gjithashtu edhe pozita e një zëdhënësi të Gjykatës e paraparë me organogramin të aprovuar nga KGJK-ja, nuk është plotësuar përkundër disa kërkesave të bëra në adresë të Gjykatës Supreme, e cila tashmë e ka përgjegjësinë për zbatimin e procedurave të rekrutimit të stafit vendor edhe për DHPGJS-në.
Gjykata ka nevojë jo vetëm ti plotësohen pozitat tashmë të lejuara me organogramin e aprovuar nga KGJK-ja, por ajo ka nevojë të mbështetet duke lejuar pozita të reja si për staf profesional edhe për staf mbështetës administrativ, për të mbështetur punën profesionale dhe administrative të 13 gjyqtarëve vendor por tani do të shtrohet nevoja të mbështetet puna profesionale dhe administrative edhe të 7 gjyqtarëve të EULEX-it.
Nga 15 nëntori 2016, tani më nuk i kemi në punë 4 këshilltar ligjor vendor të EULEX-it, dhe 5 përkthyes shqip-anglisht si dhe 1 punëtor të stafi administrativ të EULEX-it, do të thotë gjithsejtë 10 punëtor i kemi më pak në shërbim në DHPGJS, dhe këto pozita më nuk priten të plotësohen për shkak të reduktimit të stafit vendor në EULEX.
Një sfidë tjetër e madhe me të cilën përballet DHPGJS-ja për vite të tëra mbetet edhe çështja e përkthimit të dokumenteve në gjuhët e zbatueshme në Gjykatë(Shqip-anglisht dhe serbisht).
Gjithashtu DHPGJS-ja përballet edhe me mungesën e hapësirës së nevojshme për punë. Aktualisht DHPGJS-ja është vendosur në katin e IV-të të Objektit A, të Pallatit të Drejtësisë dhe dy zyre i shfrytëzon të katit të III-të. Kjo hapësirë pune të cilën e shfrytëzon DHPGJS-ja nuk është e mjaftueshme.
Masat që duhet të ndërmerren për zgjidhjen e problemeve
DHPGJS-ja ka nevojë që në vitin 2017 por edhe në vitet vijuese të mbështetet si në aspektin kadrovik ashtu edhe në aspektin material- financiar, por gjithashtu ka nevojë ti sigurohet hapësirë e mjaftueshme për punë normale të stafit ekzistues dhe të atij që pritet që do të vijë.
Në planin legjislativ duhet të ndryshohet Ligji i Dhomës së posaçme. Është urgjente të ndryshohet dispozita e nenit 3.1 e Ligjit për Dhomën e Posaçme e cila flet për përbërjen dhe organizimin e DHPGJS-së, për qëllime të krijimit të bazës ligjore për rritjen e numrit të gjyqtarëve. Kjo dispozitë e kufizon numrin e gjyqtarëve të DHPGJS-së në vetëm 20. Ky numër i gjyqtarëve ishte paraparë edhe në vitin 2002, kur u themelua DHPGJS-ja për shqyrtimin e kontesteve nga procesi i privatizimit. Nga viti 2002 e deri më sot substancialisht kanë ndryshuar rrethanat është rritë ngarkesa e Gjykatës me lëndë,
Gjithashtu duhet të lejohen pozita të reja për DHPGJS-në me ligjin për buxhetin për bashkëpunëtorët profesional, për përkthyes, për sekretare juridike, gjegjësisht zyrtar ligjor, në mënyrë që të përkrahet puna e gjyqtarëve, me sistemin një bashkëpunëtorë profesional për dy gjyqtar dhe nga një zyrtar ligjor (sekretare juridike) për çdo gjyqtar vendor.