Aktuale

Mbi 12 mijë automjete me targa të letrës

Targa të tilla të automjeteve në gjithë vendin janë duke u parë tash e sa kohë. Me targa prej letre dhe me mbishkrimin Prova janë 12 mijë e 481 automjete qarkulluese.

Këtë e ka bërë të ditur për Tribuna Channel, Ministria e Punëve të Brendshme. Sipas kësaj ministrie, këto janë targa që kanë qenë në depo.

E për mospajisjen e veturave me targa të rregullta, vonesat e prodhimit të targave sipas ministrit të Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni po bëhen për shkak se Organi Shqyrtues i Prokurimit po trajton ankesat e kompanive tenderuese, shqyrtim i cili do të përfundojë së shpejti.