Aktuale

Mbeturinat e lëngshme i hedhin në kontejnerë: Gjellëtorja e “Arbërisë” irriton banorët! (Foto)

Jo rrallë herë mbeturinat kanë qenë problemi kryesor me të cilin janë përballur banorët e lagjeve të kryeqytetit.

Por në lagjen “Arbëria”, banorët përpos mbeturinave po përballen edhe me një tjetër problem.

Gjellëtorja “Majaci” tepricën e gjellërave po i hedh në kontejnerët, gjë që sipas banorëve po shkakton kundërmim të tmerrshëm.

Një banorë i cili ka dërguar fotografitë në adresë të Telegrafit, ka thënë se kjo gjellëtore po na bënë zullum dhe terror në këtë mënyrë.

unnamed (7)

unnamed (8)

unnamed (9)

unnamed (10)

unnamed (6)