Aktuale

Mbesa plagos me armë zjarri gjyshen në Vushtrri

Një vajzë e mitur e ka plagosur me armë zjarri gjyshen e saj, me ç’rast kjo e fundit është shtrirë për trajtim mjekësor në Emergjencën e Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK).

Kjo ngjarje që Policia e Kosovës e ka kategorizuar si vrasje në tentativë dhe armëmbajtje pa leje, ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:00 në qytetin e Vushtrrisë.

“Raportohet se e dyshuara femër K/Shqiptar (e mitur) nga pakujdesia ka shkrepur armën e zjarrit me ç’rast ka plagosur viktimën femër K/Shqiptare me të cilën gjendeshin së bashku në dhomë”, njofton policia.

Bëhet e ditur se viktima e plagosur nga mbesa e saj është dërguar për tretman mjekësor në Emergjencën e Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK) dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Policia njofton se njësitë policore kanë konfiskuar një revole TT me karikator dhe katër fishekë të kalibrit 7.62 mm që ishte pronë e prindit të dyshuarës e cila plagosi gjyshen./FaktePlus