Aktuale

Mbërrin krocera e parë në Sarandë

Krocera e parë për vitin 2017 me rreth 1 mijë turistë në bord, ka mbërritur sot në Sarandë.

Krocera “Viking Sky” ka ankoruar në brigjet e Sarandës në jug të vendit.

Turistët kanë vizituar qytetin arkeologjik të Butrintit, qendrat historike dhe arkeologjike të qytetit bregdetar, që konsiderohet si perla e jugut shqiptar./KosovaPress/