Sport

Mbappe: Nuk ia kemi frikën Juventusit

Sulmuesi i AS Monaco, Kylian Mbappe këmbëngul së ata nuk frikësohen nga Juventusi.

Monaco dhe Juventus sonte ndeshen në Stade Louis në sfidën e parë të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve, raporton KosovaPress.
“Juventusi është një klub i madh, të gjithë e njohin historinë e tyre”, tha Mbapppe.

“Është një skuadër fantastike, dhe ata duke eliminuar Barcelonën kanë treguar se kanë gjithçka që duhet për ta fituar Ligën e Kampionëve”.

“Megjithatë, edhe ne kemi cilësi dhe do të bëjmë gjithçka për të vazhduar këtë rrugë”, tha Mbappe. /KosovaPress/