Aktuale

Mbajnë armë pa leje, dy të arrestuar

Dy persona të nacionalitetit shqiptar janë arrestuar në Prizren, pasi gjatë kontrollit në veturën e tyre policia ka gjetur dhe konfiskuar disa armë.

Rasti ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Elbasani” në Prizren, thuhet në raportin e sotëm të Policisë së Kosovës, sipas së cilës me këtë rast janë konfiskuar

dy armë-revole, njëra me katër fishekë, ndërsa e dyta me dy fishekë.

Lidhur me rastin vetura në të cilën janë gjetur armët është konfiskuar, ndërsa me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.