Aktuale

Mbahet tryeza “Familja dhe emigrimi”

Shoqata Kosovare e Terapisë Familjare e mbështetur nga Ministria e Diasporës, organizon tryezën sot “Familja dhe emigrimi”.

Qëllimi i kësaj tryeze është t’i bashkojë të gjithë aktorët kyç të involvuar në çështje sociale dhe ligjore, të cilët veprojnë në Kosovë, në mënyrë që të kemi një pasqyrë të qartë rreth këtij fenomeni, ndikimit të tij në dinamikat familjare dhe pasojat e mundshme në strukturën e familjes. /KosovaPress/