Studentët e Administratës Publike të Kolegjit AAB, të cilët janë pjesëmarrës në Klubin e Debatit u mblodhën sot në qendër mediale për të mësuar më shumë rreth aktiviteteve, konferencave, vizitave dhe ngjarjeve qe organizon ky klub.
Për t’i njoftuar më shumë rreth këtij klubi të debatit i pranishëm ishte dekani i Fakultetit të Administratës Publike të Kolegjit AAB, Petrit Bushi, i cili tregoi historikun e klubit të debatit, si një mundësi e dobishme për të gjithë studentët e AAB-së.
“Është viti i 5-të që ne e kemi krijuar një klub, ka qenë iniciativë e rinisë, iniciativë e studentëve të Kolegjit dhe në veçanti të studentëve të Administratës Publike në Kolegjin AAB, dhe tashmë edhe për ne është më e lehtë që të mblidhemi mbi 100 studentë në aktivitetet që ne bëjmë”, u shpreh dekani Petrit Bushi.
Nga iniciativat dhe organizimet e klubit të debatit deri më tani, janë organizuar rreth 100 aktivitete të ndryshme. Ndërsa vetëm vitin e kaluar janë realizuar 28, kurse për këtë vit akademik 2019/2020 janë të planifikuara 30 aktivitete, që përfshijnë vizita, konferenca, ngjarje të ndryshme.
Tutje, dekani i Fakultetit të Administratës Publike, Petrit Bushi, shtoi se si institucion përveq mësimit dhe kërkimit shkencor është planifikuar që me anë të iniciativave të klubit të debatit të krijohen njohuri edhe në fusha të tjera si në fushën e historisë, kulturës, arkeologjisë.
Në kuadër të këtij organizimi, për nderë të Ditës Ndërkombëtare të Klimës Globale, studentët zhvilluan një aktivitet duke u sensibilizuar me pjesëmarrjen e tyre në pastrimin e jashtëm të kampusit dhe mbjelljen e pemëve./GazetaKNN/