Për të dhjetën herë me radhë “Gecjan Fashion Group” kanë sjellë në Kosovë “Kosova International Fashion Week 2017”.
Prezent në natën e parë të javës së modës ishin edhe kreacionet e dizajneres shqiptare me famë botërore, Yllka Brada si dhe brendi ndërkombëtar për veshje meshkujsh “Signori”.
Producent i “Kosova International fashion week”, Ilir Gecaj tha se dizajnerët që morën pjesë në event mbrëmjes së sonte, janë të nivelit ndërkombëtar.
“Besoj që publiku ishte ai që e vlerësoi përmes duartrokitjeve. Si producent i ‘Kosova International Fashion Week 2017’, publikut tonë dhe teleshikuesve të televizioneve që janë këtu, sonte jam mundu me ju ofru një organizim në nivel siç e patë edhe ju. Besoj se dizajnerët që sonte morën pjesë ishin në nivel të një jave ndërkombëtare të modës, siç i ka hije. Sigurisht edhe publikut i mbetet t’i vlerësojë veshjet e tyre përmes porosive, sepse kjo është një javë e modës shitëse për publikun në sallë, por edhe teleshikuesit mund të bëjnë porosi për veshjet që i kanë parë sonte në skenë”, tha ai.
I pranishëm në event ishte edhe Mister Gjermania 2017, Leo Gjugja, 18 vjeçari me prejardhje shqiptare, tha se do i pëlqente më shumë nëse diçka e këtij lloji do bëhej më e madhe.
“Jam këtu për me vizitu ‘Kosova Fashion’. Shumë ka qenë speciale dhe me traditën që kanë ecë. Po më vjen shumë mirë. Më kanë pëly”, tha ai për KosovaPress.
Në event kënduan edhe këngëtarët Blero, Hekuran Krasniqi dhe Agim Gërguri. Nata e dytë e “Kosova International Fashion Week 2017″ do të vazhdojë nesër.
Në fund të mbrëmjes pati edhe kreacione tradiconale, raporton KosovaPress.