Aktuale

Mbahet marshi “Marshojmë S’festojmë”

Kolektivi “Marshojmë S’festojmë”, sot në Prishtinë mban mrashin me rastin e 8 Marsit – Ditës Ndërkombëtare të Gruas.

Marshi organizohet nga Kolektivi qytetar “Marshojme S’festojmë”, që është inciativё qytetare që synon të jetë zёri për të shtypurat në shoqëri.

Përbëhet nga qytetare, aktiviste për të drejtat e grave, grupe sindikaliste dhe të punëtorëve, akademike, artiste, media dhe OJQ tё ndryshme./KosovaPress/