Aktuale

Mbahet Kongresi Kombëtar i Reumatologëve të Kosovës

Shoqata e Reumatologëve të Kosovës, sot organizon Kongresin e 3-të Kombëtar të Reumatologëve të Kosovës me pjesëmarrje ndërkombëtare.

Në kongres do të marrin pjesë reumatologë nga Kosova, Shqipëria, Italia, Kroacia, Maqedonia dhe vende të tjera, transmeton KosovaPress.

Kongresi organizohet nga Shoqata e Reumatologëve të Kosovës, e mbështetur nga Ministria e Shëndetësisë.