Aktuale

Mbahet Java e Dëshmorëve në Rahovec

Dëshmorët e Komunës së Rahovecit përkujtohen sot me disa aktivitete.
Sipas njoftimit të kësaj komune, fillimisht do të bëhen homazhe dhe nderime pranë lapidarëve, varrezave të heronjve dhe dëshmorëve në Komunën e Rahovecit.
Po ashtu, do të mbahet akademi solemne dhe program kulturo-artistik në Qendrën e Kulturës “Mensur Zyberaj”, si dhe do të zbulohet busti i dëshmorit të kombit Milaim Krasniqi, në oborrin e SHFMU “Milaim Krasniqi” në fshatin Pastasellë./KosovaPress/