Aktuale

Mbahet akademi përkujtimore për gazetarin Ibrahim Rexhepi

Me organizimin e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, është mbajtur në amfiteatrin e Bibliotekës Qendrore Universitare, akademia përkujtimore për gazetarin Ibrahim Rexhepi.

Të pranishëm në këtë mbledhje përkujtimore ishin familjarë, kolegë dhe bashkëpunëtorë të Rexhepit.

Në këtë mbledhje, Ibrahim Rexhepi u kujtua për punën si gazetar, veprat e tij përgjatë viteve dhe preokupimi i tij për çështjet në fushën e ekonomisë dhe financave.

Ibrahim Rexhepi punën e tij si gazetar e filloi në të përditshmen ‘’Rilindja”, pastaj gjatë viteve kishte punuar edhe si redaktor në ‘’Kohën Ditore’’ , në gazeta ‘’Zëri’’ dhe ‘’Kosova Sot’’.

Së fundmi kishte punuar si këshilltar në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik.

Varrimi i tij bëhet sot në fshatin e lindjes, Slivovë të Ferizajt, në ora 15:30.

the authorBurbuqe Metolli