Kryeministrja britanike, Theresa May, deklaroi të martën në Londër se duhet mbajtur “bisedime të vështira” me ata që financojnë terrorizmin dhe ekstremizmin, përfshirë edhe qeveritë dhe aleatët nëse një gjë e tillë është e domosdoshme.
“Bisedime të vështira janë të domosdoshme për shkak të çështjes së financimit të terrorizmit dhe ekstremizmit. Duhet të kemi bisedime të vështira me cilindo që është e nevojshme të kemi këto bisedime”, konsideron May, transmeton KosovaPress.