Rajon & Botë

May: Nuk është momenti për referendum të pavarësisë së Skocisë

Kryeministrja britanike, Theresa May u shpreh se bazuar nw Brexit, kuptohet se nuk është momenti i përshtatshëm për organizimin e një referendumi për pavarësi në Skoci, një kërkesë e shfaqur nga kryeministrja skoceze, Nicola Sturgeon.

“Nuk është momenti i duhur”, pohoi ajo në një intervistë për BBC në përgjigje të projektit të Sturgeon për organizimin e një referendumi në fund të 2018 ose në fillim të 2019.

“Gjithë energjia jonë duhet të jetë e përqendruar në negociatat me Bashkimin Evropian, për të garantuar arritjen e marrëveshjes më të mirë të mundshme për gjithë Britaninë e Madhe”, shtoi May.

Kërkesa e referendumit duhet të marrë dakordësinë e qeverisë britanike dhe të kalojë për votim në Parlamentin e Westminster.