Drejtori i Policisë së Kosovës Shpend Maxhuni, është takuar sot zyrtarë të departamentit të hetimeve dhe njësiteve rajonale për hetimin e trafikimit me narkotikë.
Drejtori Maxhuni nga zyrtarët e tij kërkojë që të kenë angazhim dhe përkushtim maksimal dhe përgjegjësi nga të gjithë të pranishmit në fushën e parandalimit dhe planifikimeve operacionale, duke shfrytëzuar të gjitha kapacitetet profesionale, teknike dhe kadrovike në luftën pa kompromis kundër krimit të organizuar e në veçanti kundër trafikimit me narkotik si një fenomen me rrezikshmëri të lartë për qytetarët e vendit.
Po ashtu u kërkua që plani “stop drogave në shkolla” të vazhdojë të implementohet dhe të përditësohet me rigorozitet të plotë, në mënyrë që të parandalohen të gjitha aktivitetet ilegale të mundshme, në ambientet për rreth shkollave dhe zonës së shkollave në tërë territorin e vendit.
Menaxhmenti i Policisë së Kosovës është i përkushtuar në përmbushjen e detyrave dhe obligimeve të saja ligjore në të mirë të sigurisë dhe rendit në Republikën e Kosovës, andaj z. Maxhuni kërkoi nga të gjithë që të kenë një angazhim edhe më të madh në luftën kundër të gjitha veprimtarive kriminale.