Në mbrëmjen e maturës, si femrat ashtu edhe meshkujt i kushtojnë shumë rëndësi dukjes.
Vajzat janë ato që më shumë kujdesen që në këtë natë të duken bukur e të marrin vëmendjen e të gjithëve, shkruan Arbresh.info.
Këtë vit, maturantja nga Peja, Arbana Lushaj, ka vendosur që vetë të kujdeset për fustanin e saj.
Ajo ka përfunduar shkollën e mesme të muzikës dhe duket se pasioni i saj i madh pikërisht për muzikë, ka ndikuar që ajo të krijojë një fustan të veçantë me nota muzikore.