Rajon & Botë

Mattis viziton Korenë e Jugut dhe Japoninë

Sekretari amerikan i mbrojtjes James Mattis, është duke zhvilluar një vizitë në Korenë e Jugut, në udhëtimin e parë të huaj nga ana e një zyrtari të lartë të administratës Trump.

Mattis pritet të përdorë vizitën për të siguruar Seulin për angazhimin e SHBA-ve ndaj marrëveshjeve të sigurisë përballë kërcënimeve nga Koreja e Veriut.

Ndërsa gjatë fushatës  Donald Trump,  ka akuzuar Korenë e Jugut dhe Japoninë  se nuk kanë paguar mjaftueshëm për mbështetjen ushtarake të   SHBA-ve, shkruajnë mediat amerikane.

Ai gjithashtu  tha se mund të lejohen të armatosen me armë bërthamore.

Japonia dhe Koreja e Jugut hodhën poshtë këtë ide, transmeton KosovaPress.

Mattis do të qëndrojë në Korenë e Jugut deri të premten, dhe do të zhvillojë bisedime me homologun e tij korean, Han Min-Koo, në mesin e zyrtarëve të tjerë.

Pentagoni tha se vizita do të “nënvizojë angazhimin e Shteteve të Bashkuara për aleancat tona të qëndrueshme me Japoninë dhe Republikën e Koresë, dhe forcimin e mëtejshëm të  bashkëpunimit rreth sigurisë”.

Mattis u tha gazetarëve se do të diskutojë vendosjen e planifikuar të një sistemi mbrojtës nga raketat amerikane në Korenë e Jugut, dhe ###i

/i###rogramin bërthamor të Koresë së Veriut.