Zyrtari i Qeverisë Halil Matoshi ka thënë se Republika e Kosovës është e arritura më sublime e nacionalizmit shqiptar.
Ai ka thënë se këtë Republikë nuk mund ta ‘shkarravisin” partitë e organizatat kuazipolitike, e edhe shtetet, pa përmendur konkretisht ndonjë prej këtyre që ka përmendur.
Komenti i plotë në Facebook:
Lindja e vështirë e një kombi
Republika e Kosovës asht e arrituna ma sublime e nacionalizmës shqiptare, pra asht kulmi i rezistencës se kosovarëve kundrejt Serbise fashiste qe nga viti 1913 – për një shekull – prandej le ta harrojnë parti e organizata kuazipolitike, madje edhe shtete, që munen me e shkarravitë këtë Republikë të katër brezve shqiptarësh kosovarë…
Atdheu asht shteti si çati e lirisë, prandej besonja ligjit lirinë…
Jepni ma shumë dashni e besnikni Republikës.
Rrnoftë përjetësisht Republika e Kosovës!!!
Atdheu ynë!!!