Aktuale

Matjet e fundit: Ky është niveli i ndotjes së ajrit sot në Prishtinë

Ajri në Prishtinë u bë temë e javës pasi arriti nivel të lartë të ndotjes, sidomos në disa ditët e fundit, duke u radhitur larg si vendi më i ndotur në botë.

Por, sot Prishtina ka një nivel më të ulët të ndotjes, ndonëse në matës akoma cilësohet si shumë i dëmshëm, shkruan gazetametro.net.

Në këto momente në matësin e vendosur nga ambasada amerikane në Prishtinë, niveli i ndotjes në Prishtinë shkon në 231, për dallim nga dy ditë më herët që shënonte mbi 430.

Edhe meteorologët kanë paralajmëruar përmirësim të gjendjes së ajrit këtë javë, sidomos të enjten dhe të premten ku pritet të shtohen erërat.

Ndryshe, për të mërkurën janë paralajmëruar masat e para nga institucionet, ku përfshihet ndalimi i futjes së veturave në kryeqytet e po ashtu edhe shitja e thëngjillit. Ndërkohë, po në këtë ditë është paralajmëruar edhe një protestë për cilësinë e ajrit./gazetametro.net