Aktuale

Mashtronte se rregullon viza për Gjermani, arrestohet një i dyshuar

Policia ka arrestuar dje në Prizren një të dyshuar pasi që i njëjti në bashkëpunim me një person tjetër, ka mashtruar disa qytetarë duke u premtuar rregullimin e vizave të punës për në Gjermani.

Si viktima janë intervistuar 15 persona, janë bastisur tri lokacione ku janë sekuestruar dokumentacion i ndryshëm në lidhje me vizat gjermane: llap-top , telefon si dhe një veturë me targa vendore.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./KosovaPress/