Policia ka arrestuar një të dyshuar nga Ferizaj pasi që i njëjti i ka mashtruar dy viktimat, duke ua marrë një shumë të parave, në emër të agjencisë turistike, për t’iu rezervuar bileta të udhëtimit.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje./KosovaPress/