Policia e Kosovës ka njoftuar se dy persona kanë shkuar në market për t’i 121 copë në vlerë prej 2 eurosh metalike të cilat dyshoheshin se kanë qenë falsifikuara.
Në raportin e PK-së theksohet se të dyshuarit parat i kishin kthyer në të letrës.
“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se dy persona meshkuj kosovarë kishin shkuar në market për t’i këmbyer 121-copë x 2€ monedha metalike në monedha të letrës, por monedhat metalike dyshohet se kishin qenë të falsifikuara. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konfiskuar monedhat e dyshuara. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Ngjarja ka ndodhur dje në Prishtinë./FaktePlus