Ministria e Arsimit ka reaguar pas vendimit të EQAR-it për përjashtimin e AKA-së nga ky institucion.
MASHT në reagimin e saj thotë se po e merr seriozisht këtë vendim dhe se do ta shfrytëzojë të drejtën për ankesë në afat optimal, duke shfrytëzuar të gjitha argumentet e veta, të MAShT dhe Zyrës së Kryeministrit për ligjshmërinë dhe arsyesh mërinë e vendimeve që prekin këtë proces.
“Në këtë vendim parashihet një periudhë prej 90 ditësh, si e drejtë e AKA-së për të argumentuar funksionalitetin dhe pavarësinë e Agjencinë në veprimet strategjike dhe operative të saj.
AKA do të shfrytëzojë të drejtën për ankesë në afat optimal, duke shfrytëzuar të gjitha argumentet e veta, të MAShT dhe Zyrës së Kryeministrit për ligjshmërinë dhe arsyesh mërinë e vendimeve që prekin këtë proces.” Thuhet në reagimin e MAShT-it.
Ministria pohon se do të argumentoj që personat e emëruar në AKA janë profesional dhe nuk lidhen me politikë
“Me këtë rast, do të argumentohet që personalitetet e emëruara në Këshillin Shtetëror për Cilësi, janë profesionalë, të pavarur politikisht, ekspertë të fushave përkatëse dhe të përgjegjshëm kundrejt detyrave të rëndësishme që pritet të kenë” thuhet në njoftimin e Ministrisë
MAShT siguron opinionin publik në Kosovë, veçanërisht, studentët dhe stafin akademik, se është në shërbim të fuqizimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe rritjes së cilësisë së tyre. Gjithashtu, mbesim të përkushtuar që asnjë lloj ndikimi politik apo i grupeve të interesit, të mos ndikojë në devijimin e angazhimeve dhe orientimeve tona të drejta, për të ecur drejt objektivave programore që ka vendosur MAShT që nga fillimi i këtij mandati qeverisës.