Qindra qytetarë i janë bashkuar marshit protestues që po mbahet me rastin e vdekjes së aktivistit të Vetëvendosjes Astrit Dehari.
Marshi ka filluar nga Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani” dhe do të përfundojë me homazhe para Teatrit Kombëtar.
Varrimi i Astrit Deharit do të bëhet në orën 14:00 në varrezat e Zllatarit në Prishtinë.
Dehari, 26 vjeçar ka vdekur të shtunën në rrethana të dyshimta derisa ishte në paraburgim në Prizren./KosovaPress/
Tags:Astrit Dehari