Qindra qytetarë janë mbledhur te “Newborni” për të marshuar deri te ambasada franceze në përkrahje të liderit të AAK-së Ramush Haradinaj i cili të mërkurën është arrestuar në Francë.
Marshi protestues me moton “Ramush Haradinaj është Kosova” është organizuar nga AAK, dhe është përkrahur nga veteranët e luftës dhe organizata tjera.
Marshi po vazhdon deri te ambasada franceze në Prishtinë në lagjen “Arbëria”./KosovaPress/
Tags:Ramush Haradinaj