Aktuale

Me marsh kërkohetn nga Franca lirimin e Ramush Haradinajt

Qindra qytetarë të Kosovës nëpërmjet një marshi kanë dhënë mbështetje për liderin e AAK-së Ramush Haradinaj i arrestuar të mërkurën nga policia franceze.

Arrestimi i tij është bërë me urdhër arrest ndërkombëtar të Serbisë.

Me moton “Ramush Haradinaj është Kosovë”, qytetarët janë mbledhur përballë Pallatit të Rinisë , dhe kanë marshuar qetë deri tek zyrat Ambasadës së Francës në Prishtinë dhe anasjelltas.

Ata në duar kanë mbajtur pankarta të shkruara në gjuhën shqipe dhe frënge në të cilat shkruante “Ramushi është çlirimtar”, “Kriminelët kërkoni në Serbi”, “Mos e fyeni Kosovën”, etj.

Organizatorët e marshit i kanë dorëzuar një letër tek ambasada franceze me disa kërkesa për autoritetet e gjyqësisë franceze, duke kërkuar që të mos zvarriten procedurat gjyqësore dhe Haradinaj të lihet i lirë në rrugëtimin e tij.

Nënkryetari i parë i AAK-së, Ardian Gjini, tha se Haradinaj në shumë raste ka qenë cak i arrestimeve si pasojë e një fletë arresti të lëshuar nga Serbia.

Ai ka përmendur të gjitha ndalimet e Haradinajt me flet arrest të Serbisë që nga viti 2004 e këndej.

 

“Ju kujtohet ajo kohë kur Kosova e pat nisë vrapin, vrapin për me e ndërtua shtetin, vrapin për mu zhvillu. Në atë kohë na u këput një krahë u ndërpre ai hap i Kosovës, Se dikujt i pengoje, dikujt i pengoje Ramush Haradinaj. I pengoje një kryeministër që dinë edh e donë me bo shtet. Juve të gjithëve ju kujtohet edhe korriku i vitit 2010, kur prapë filluam me e nisë vrapin. Edhe prapë edhe një herë Ramush Hardainaj u detyrua , mu largu prej Kosovës. Ju kujtohet edhe vera e vitit 2015 , e tash prapë këtu jemi mbledh me kërkuar drejtësi. Me kërkua drejtësi për një njeri i cili e ka dashur vendin e vet dhe i cili është i vetmi që ka arrit me i tregu gjithë botës se Kosova ka njerëz dhe Kosova ka zot shtëpie dhe se Kosova din me vrapua. “, tha Gjini.

Gjini po ashtu ka thënë se Franca është vend mik i kosovarëve dhe se ata duhet të kuptojnë se akuzat e Serbisë ndaj Haradinaj janë jo të drejta.

 

“Po duam me i tregu Francës , që e kemi vend mik. Se kjo nuk është drejtësi ,se nuk është drejtësi me mbajt Ramush Haradinaj me akuza të lëshuara nga Serbia. Nuk është drejtësi me të pranuar. Se nuk është drejtësi me mbajt një njeri që ka vënë gurë në themel të lirisë sonë. Edhe Franca edhe Slloveni edh Shtete e Bashkuara të Amerikës dhe e gjithë bota e lirë i ruan gurët e themeleve të pavarësisë së lirisë së vet. Edhe ne duhet me i ruajtur gurët e lirisë , edhe të pavarësisë themelet e shtetit tonë. Ramush Haradinaj edhe Haradinajt janë pjesë e themelit , pjesë esenciale e themeleve të shtetit tonë . Edhe ne e kemi obligim me e ngritë zërin tonë, gjithë këtu çka jemi”, tha Gjini.

Gjini kritikoj edhe institucionet vendore , duke thënë se Qeveritë e deritanishme nuk kanë ditur asgjë tjetër përveç që të negociojnë me emra të përveçëm.

 

“Fatkeqësisht të dashur qytetar , prej shpalljes së pavarësisë ne kemi pasur Qeveri e Qeveri të cilat as nuk kanë qenë të interesuar e as nuk kanë ditë me bërë shtet. Ne kemi pasur Qeveri që ka ditur me negociuar për emra të përveshëm. Një Qeveri që ka ditë me nxjerrë favore për emra të përveshëm . Por nuk e kemi pasur një Qeveri që dinë mu kujdes për qytetarët e vet që dinë mu kujdes për vlerat e veta të lirisë edhe të pavarësisë. Asnjë shtet nuk mundet me ekzistua nëse nuk kujdeset për vlerat e veta. Asnjë shtet. Kjo Qeveri e jona, këto Qeveritë tona kanë lejuar , që Serbia me na poshtërua , në vazhdimësi, në raste të përsëritura …Ne sot do ti thërrasim gjithë botës, i thërrasim Republikës së Francës që ta kuptojnë Kosovën . Që ta kuptojnë popullin e Kosovës që ta dinë që edhe ne e kuptojmë çka është drejtësia. Që tya dinë se nuk besojmë se është drejtësi që të mbahet Ramush Ha radinaj për shkake të asaj që Serbia e lëshon “, tha Gjini.

Ai po ashtu tha se ne duhet të ju përkujtojmë të gjithëve se është mu kjo Serbi që ka vrarë fëmijë, gra , ka djeg shtëpi duke e poshtëruar një popull të tërë.

Marshin e kanë mbështetur përveç AAK-së edhe organizatat e dala nga lufta e UCK-së, Nisma si dhe anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje. Në marsh u pa edhe deputetja e Partisë së Drejtësisë Labinotë Demi-Murtezi si dhe ajo e LDK-së Melihate Tërmkolli.

Marshi është përmbyllur i qetë aty edhe ka filluar përballë obeliskut “Newborn”./KosovaPress/