Marrëveshja e Parisit për klimën do të hyjë në fuqi më 4 nëntor, pasi pragu përfundimtar për hyrjen e saj në fuqi është arritur, tha sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon.
Rreth 72 vende, që përbëjnë më shumë se 56 për qind të emetimeve serrë globale, kanë ratifikuar marrëveshjen, duke hequr kështu pengesën e fundit si dhe duke mundësuar hyrjen e marrëveshjes në fuqi për 30 ditë.
“Jam i lumtur të njoftoj se sot Marrëveshja e Parisit do të kalojë pragun e dytë dhe të fundit, të nevojshme për hyrjen në fuqi, dhe do të hyjë në fuqi më 4 nëntor 2016” deklaroi sekretari i përgjithshëm.
“Momenti global që Marrëveshja e Parisit të hyjë në fuqi në vitin 2016 ka qenë i jashtëzakonshëm dhe ajo çka dikur dukej e pamendueshme tani është e pandalshme”, shtoi ai.
Marrëveshja, e arritur në kryeqytetin francez dhjetor të vitit të kaluar, ka për qëllim frenimin e rritjes së temperaturës globale brenda dy gradëve të niveleve paraindustriale.