Polica e Tiranës ka vënë në pranga një 42-vjeçar i cili dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një fëmijë vetëm 7 vjeç.
Roland Zana u arrestua nga forcat e komisariatit numër 3 të kryeqytetit, pasi dyshohet se kishte kryer marrdhënie seksuale me të miturin, të cilin e kishte joshur duke e marrë në barakën e tij.
Ngjarja ka ndodhur në periferi të kryeqytetit. I dyshuari është marrë në pyetje në praninë e psikologut./ Top Channel