Liderja franceze e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen, ka deklaruar se pas daljes së Britanisë së Madhe nga BE-ja dhe fitores së Donald Trumpit në zgjedhjet presidenciale në Amerikë, fitorja e saj në zgjedhjet në Francë është hapi i radhës në valën politike që e ka përfshirë vrullshëm globin.
Le Pen, e cila është lidere e Frontit Kombëtar të Francës, shtoi se fitorja tronditëse e Trumpit në Shtetet e Bashkuara ka treguar se e pamundura është e mundur, transmeton Express.
Duke folur për BBC, ajo u pyet se çfarë do të pasojë tani pas Brexit dhe fitores së Trumpt, ajo u përgjigj: “Marine Le Pen do të zgjidhet presidente e Francës.”/Express/