Liderja e së djathtës ekstreme franceze Marine Le Pen tha sot se ka caktuar takim me gjykatësin, për të biseduar në lidhje me pohimet se ka keqpërdorur fondet e Bashkimit Evropian, ashtu që ka paguar anëtarët e partisë së saj me ato para.
“Takimi tashmë është caktuar”, tha Le Pen për AFP, por ka refuzuar të tregojë datën e mbajtjes së takimit.