Të gjithë e lexuan reagimin e reperit Getoar Selimi kur pa të veshur me fustan nusërie të dashurene e zemrës.
Por sot, moderatorja Marina Vjollca feston ditëlindjen deh Getoari nuk mund të mungonte me një urim shumë special ku tregon dhe njëherë dashurinë e tij të madhe për bukuroshen shqiptare.
“Urime ditëlindjen nusja ime, kemi me u plak bashkë!” – shkruan Geti krahas një fotoje ku kanë dalë bashkë.
Nuk ka vonuar edhe përgjigja e Marinës në komente ku ja ka kthyer me të njëjtën monedhë. “Dashuria ime ma mbush zemrën me gëzim! Të dua pafund” – ka përfunduar ajo.
Së shpejti ata do të kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë, që me siguri do të jetë dasmë përallash. / Gazeta Express/