ShowBiz

Mariah Carey nuk ia kthen ish të fejuarit unazën 10 milionë dollarëshe (Foto)

Mariah Carey vazhdon ta mbajë unazën në vlerë prej 10 milionë dollarësh, të cilën ia kishte dhuruar për fejesë ish-parteri i saj, James Packer.

Këngëtarja është fotografuar gjatë fundjavës në New York me unazën e diamantit në gisht.

Diva e muzikës pop dhe miliarderi australian u ndanë vetëm nëntë muaj pas fejesës së tyre. Packer ishte ndarë nga këngëtarja gjatë pushimeve të tyre në Greqi.

Mirëpo, ajo vendosi që të mos ia kthente unazën e shtrenjtë, të cilën as ish-i fejuari nuk ia kërkoi më. Sidoqoftë, Packer e kishte përshkruar lidhjen me Mariah si një gabim.

“Lidhja jonë ishte një gabim për mua dhe një gabim për të”, kishte thënë ai.

Një burim ka thënë se çifti i dikurshëm nuk i flasin më njëri-tjetrit dhe se Mariah e mban unazën në gishtin e mesit.

Burimet kanë thënë se Carey dhe Packer kishin arritur marrëveshje rreth çështjeve të tyre financiare në javën e kaluar dhe se këngëtarja e ka mbajtur unazën 10 milionë dollarëshe.

the authorE B